Tahiri: Koordinim rajonal ndaj krimit

02/12/2014 00:00

Ministri Saimir Tahiri ka propozuar përpara ministrave të Brendshëm të
Ballkanit, ngritjen e një grupi teknik koordinimi në rajon.

Duke folur ne ministeralin e Romes, Tahiri ka theksuar se krimi i kalon më lehtë kufijtë dhe pa burokraci, ndaj nevojitet më shumë bashkëpunim dhe koordinim.

Në këtë fazë deklaroi Tahiri, sfidat tona janë të përbashkëta, sidomos kur flasim për çështjen e terrorizmit, që është një sfidë sa rajonale aq edhe globale ndaj suksesi ynë varet nga bashkëpunimi.

Ai sqaroi se ka një propozim fillestar, për të krijuar një bord të veçantë me teknicienë nga rajoni i Ballkanit, të cilët mund të koordinojnë më mirë punën mes tyre, të shkëmbejnë informacione mes agjencive përkatëse, jo vetëm për çështje operacionale.

Kjo do të na ndihmonte në kapacitet tona për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe po ashtu edhe terrorizmin, trafiqet e paligjshme.

Top Channel