Reese Witherspoon ka frikë nga skenat e seksit

02/12/2014 00:00

Filmi i fundit ku ka interpretuar e ka parë aktoren Reese Witherspoon të përfshirë në disa skena seksi që e kanë frikësuar shumë atë.

Duke folur me ‘Harper’s Bazaar’ për filmin ‘Wild’, 38-vjeçarja tha: “Skenat e seksit ishin shumë pak, por isha e tmerruar. Ishin të frikshme për mua.”

‘Wild’ tregon historinë e vërtetë të Cheryl Strayed, e cila në vitin 1994 vendosi të ecte më shumë se 1600 kilometra për të marrë veten nga divorci, vdekja e nënës së saj dhe varësia ndaj drogave.

“Mendoj se isha e përshtatshme për këtë rol. E shihja veten të futur plotësisht në personazh”, shtoi Witherspoon.

Top Channel