Itali, operacion madhor kundër mafias

02/12/2014 00:00

Policia italiane arrestoi 37 persona dhe bastisi shtëpinë e ish-kreut të
Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno në një operacion madhor kundër
mafias.

Dosje të tëra u sekuestruan nga zyrtat e pushtetit vendor në Romë dhe në rajonin e Lacios. Alemanno, një ish-aleat i kryeministrit Silvio Berlusconi është mes 100 personave të vendosur nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Policia ka sekuestruar asete me vlerën e 200 milion eurove, që besohet se janë pasuri të vendosura nga aktivitete mafioze.

Mes të arrestuarve është edhe Massimo Carminati, i njohur si ish-anëtar i “Bërthamave Revolucionare të Armatosura”, një grupim i paligjshëm i ekstremistëve të djathtë të përfshirë në sulmin e famshëm me bomba në një stacion treni në Bolonja ku në 1980 humbën veten 85 persona.

Top Channel