Pasuria vihet më punë dhe me mirëmenaxhim nëse je një biznesmen i suksesshëm…por ndonjëherë edhe me divorce.

Një gjykatë në Londër urdhëroi një biznesmen t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij një shumë prej 17 milionë paundësh, ashtu si disa vite më herët gruaja i kishte ‘zhvatur’ bashkëshortit të parë të saj një shumë prej 35 milionë paundë.

Didier Thiry, një investitor francez i suksesshëm në fushën e ndërtimit u urdhërua që t’i paguajë 17 milion paundë ish-bashkëshortes së tij, Alisa Thyri, e sikur të mos mjaftonte kjo, 53-vjeçari duhet të mbulojë edhe 456 mijë paundë shpenzime gjyqësore të ish-gruas së tij 50-vjeçare.

Kjo e fundit përfitoi 37 milionë paund nga divorci me Stephen Marks, vite më parë.

Top Channel