PD: Drejtori i OSHEE-së në Tropojë, debitor dhe i dënuar

02/12/2014 00:00

Opozita vazhdoi edhe këtë të martë të denoncojë drejtuesit lokalë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Duke iu referuar rastit te drejtorit ne Tropoje i cili sipas PD-se kishe rreth 17 milion leke pa paguar, sekretari i pergjithshem i kesaj partie arben ristani tha se ai eshte edhe person i denuar.

“Kemi rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara. Me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë. Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike. Kemi këtu vendimin e Gjykatës se ky person është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit. Shqipëria është në protestë, sepse nuk mund të durojë eksperimentet kriminale të Edi Ramës. E ka kthyer vendin në laborator të dhunimit të qytetarëve të ndershëm dhe gradimit të hajdutëve dhe personave të dënuar. Ky është realiteti i përditshëm. Qytetarët do të ngrihen cdo ditë.Kjo e keqe do të ndalet”, tha Ristani.

Top Channel