Lihet në burg avokati që kërcënoi Kryeministrin Rama

02/12/2014 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg avokatin Bashkim Hoxha, i cili u arrestua një ditë më parë pasi i kishte dërguar nëntë mesazhe kërcënuese Kryeministrit Edi Rama.

Në seancën e drejtuar nga gjykatësi Kastriot Gramshi, avokati Hoxha shprehu pendim për veprimin e kryer duke deklaruar se ishte në gjendje të dehur dhe se synimi i tij nuk ishte të kërcënonte Kryeministrin.

Por pavarësisht kësaj prokurori i çështjes Valentin Preci kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, kërkesë kjo e cila u pranua në fund dhe nga Gjykata e Tiranës.

Mbi Hoxhën rëndojnë akuzat e kanosjes dhe keqpërdorimit të thirrjeve telefonike.

Top Channel