Raporti, familjet më pak shpenzime në 2014-n

02/12/2014 00:00

Shpenzimet familjare për vitin 2014 janë një tregues i qartë i një situate jo fort të mirë ekonomike. Sipas një raporti të fundit, familjet sot shpenzojnë më pak se sa në vitin 2006, duke i hequr vetes luksin e disa shërbimeve ekstra e duke u fokusuar vetëm në prioritetet jetësore.

Ndër këto prioritete, anketa liston fillimisht shpenzimet bazë për strehim, më tej për ushqim, si dhe së treti – por jo më pak i rëndësishëm – listohet karburanti.

Shifrat zyrtare tregojnë se shpenzimet për transport janë në nivele tepër të larta. Përpos ushqimeve, njerëzit harxhojnë një shumë të konsiderueshme të buxhetit të tyre edhe për pije alkoolike.

Mesatarisht, familjet shpenzojnë shumë herë më pak për argëtime, sepse veç harxhimeve për prioritetet e tyre, duhet marrë parasysh edhe fakti që mbi ta rëndon ndonjë detyrim tjetër financiar, si kredia.

Anglia renditet si një nga vendet e para me rritje ekonomike vjetore, prandaj dhe mirëqenia e familjeve është më e larta. Ndërsa vendet e tjera thjesht janë munduar të ruajnë të njëjtin standard, pa luhatje të mëdha financiare.

Megjithatë, studimi tregon se kriza e fundit ekonomike globale është ende e parikuperuar dhe shumë familje e kanë të vështirë të menaxhojnë të ardhurat e tyre si më parë.

Top Channel