Atentat ndaj gazetarit Artur Çani

02/12/2014 00:00

Policia e Tiranës njoftoi se ndaj gazetarit të ‘News 24’ Artur Çani ka pasur një tentativë të dështuar për ekzekutimin e tij.

Ngjarja, sipas bluve të kryeqytetit, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Faik Konica”. Një person ende i paidentifikuar dhe me maskë i ka zënë atij pritë pranë banesës dhe e ka kanosur me pistoletë me silenciator.

Gazetari Artur Çani duke rrëfyer ngjarjen tha se pas ndodhise ka kontaktuar me ministrin e Rendit dhe më pas është telefonuar edhe nga Kryeministri, të cilët i kanë dhënë mbështetje dhe garantuar se do të merren të gjitha masat për hetimin e ngjarjes.

Policia e Tiranës është duke vijuar hetimet për të identifikuar personin që ka kërcënuar gazetarin Artur Çani dhe për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje.

Top Channel