PD: Prokuroria të vërë para ligjit autorët e atentatit

02/12/2014 00:00

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë shpejt e të vërë para ligjit autorët e porositësit e atentatit ndaj gazetarit Artur Çani.

“Atentati i organizuar ndaj gazetarit Artur Çani është një dëshmi e realitetit që jetojmë sot ku bandat mafioze në vend po fitojnë çdo ditë e më shumë pushtet. Me Edi Ramën, bandat mafioze në vend kanë arritur deri aty sa të tentojnë ekzekutimin e një gazetari që guxon të flasë, të denoncojë, të tregojë të vërteta tronditëse”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebijaj.

Sipas PD-së, gazetari në fjalë ka denoncuar afera skandaloze të qeverisë duke “prishur humorin e një qeverie që është në bashkëjetësë të plotë me krimin”.

Top Channel