Xzibit, në pranga një ditë pas martesës

02/12/2014 00:00

Reperi i famshëm Xzibit është arrestuar nga policia një ditë pas dasmës së tij. Sipas ‘TMZ’, këngëtari amerikan u ndalua nga policia e Kalifornisë ditën e dielë, një ditë pasi kishte shkëmbyer unazat me partneren e tij prej 5 vitesh, Krista.

40-vjeçari u arrestua pasi po i jepte makinës me shpejtësi dhe në gjendje të dehur.

Kjo nuk është hera e parë që Xzibit është arrestuar nga policia për shkak të shpejtësisë. Në vitin 2007 është ndaluar në Holandë pasi po ecte me 160 km/h në një zonë ku lejohej deri në 100 km/h.

Top Channel