Reali i Madridit shënon 5 herë në Kupën e Mbretit

03/12/2014 00:00

Reali i Madritit ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, duke mposhtur në “Santiago Bernabeut” modestët e Cornellas 5-0, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-4 në favor të madrilenëve.

Njeriu i ndeshjet këtë herë ishte James Rodriguez, i cili arriti të realizonte dy gola në fitoren e thellë të të besuarave të trajnerit italian Carlo Ancelotti. Kolumbiani zhbllokoi ndeshjen duke shënuar në minutën e 16-të dhe më pas në të 34-ën. Te goli arritën edhe Isco, Lopez dhe Jese Rodriguez.

Në fazën tjetër të kupës, Reali me shumë mundësi do të përballet me Atletico Madrid, në rast se djemtë e Simeones do të kalojnë në përballen e dyfishtë skuadrën e Hospitalet.

Top Channel