Dietë mesdhetare për të qendruar të rinj

03/12/2014 00:00

Avantazhet e dietës mesdhetare janë të njohura tashmë prej vitesh falë studimeve të ndryshme, por një i fundit në Shtetet e Bashkuara i njeh meritën edhe për ngadalësimin e plakjes.

Sipas këtij studimi, një miksim ushqimesh vegjetariane, vaji ulliri, peshku dhe frutash të freskëta ‘ndalojnë’ kodin tonë gjenetik që të shfaqë vitet në sipërfaqje.

Në studimin e publikuar edhe në “British Medical Journal” morën pjesë 5 mijë infermiere që respektonin ndër vite një dietë të tillë. Nga hulumtimi 10-vjeçar u vu re se qelizat e tyre shfaqnin shenja më të vogla plakjeje në krahasim me personat që nuk i ishin nënshtruar një diete të tillë.

Më parë kësaj diete i janë njohur efektet pozitive në organizëm edhe për një sërë problematikash të tjera si obeziteti, sëmundjet e zemrës, por edhe si antistres për shkak të sasisë së madhe të vitaminave që përmbajnë.

Top Channel