Kreu i Radikaleve të Majtë të Greqisë Aleksis Tsipras ka deklaruar se ‘
SYRIZA’, partia më e madhe opozitare greke që ai drejton, është gati të
marrë në dorë fatet e vendit dhe të ndalojë rrënimin që po shkakton
Qeveria aktuale e koalicionit të konservatorëve dhe socialistëve.

Ne deklaratat e tij, ne nje konference te Dhomes Greko-Amerikane te tregetise para biznesmeneve vendas dhe te huaj, ai ka bere te qarte edhe njehere se zhvillimi dhe dalja e Greqise nga kriza do te arrihen vetem nepermjet anullimit te masave te ashpra financiare te imponuara nga BE dhe FMN, te cilat nuk kane sjelle gje tjeter vecse kane zhytur ne recension te vazhdueshem ekonomine e vendit.

“Me programin tone ne do të zëvendësojmë politikat e dështuara të memorandumit te ndihmës, madje që nga ditët e para të qeverisjes sonë, pa marrë parasysh rezultatin paraprak dhe ate final te negociatave me troiken”, tha Tspiras.

Tsipras i ka bere perseri thirrje BE për nje reduktim me gati 50% te borxhit gjigand te Greqise, duke e cuar ate ne nivel te qendrueshem, pasi vetem keshtu sipas tij, tregjet nuk do te jene agresive ndaj Athines. Gjithashtu ai i ka kerkuar mbajtjen e nje konference europiane per borxhin publik, te ngjashme me ate te Londres ne vitin 1953, duke i kerkuar Gjermanise te tregohet bujare ashtu sic u treguan me te ne ate konference,vendet fituese te Luftes se Dyte Boterore, kur i falen edhe asaj borxhet, duke i hapur rrugen per zhvillimin ekonomik. Sipas Tsipres përvec Greqise, edhe Italia dhe Spanja kane nje borxh publik kolosal.

“Zonja Merkel dhe zoti Shcauble bejne sikur nuk degjojne. Eurozona nuk mund të eci për kohë të gjatë në tehun e briskut. Ose ajo do të rregulloje borxhet e vendeve të saj,qe arrijne nje shume totale prej 9 trilionë euro, ose herët a vonë, duke qendruar ne kete teh ,do te bjere edhe ajo vete mbi brisk”, tha Tspiras.

Deklaratat e liderit te Radikaleve te Majte jane transmetuar menjehere nga agjencite me te medha nderkombetare te cilat shpeshere javet e fundit, komentojne me interes te madh ,pozitivisht ose negativisht, pozicionimet e liderit te opozites greke per politikat ekonomike dhe financiare qe ai mbeshtet. Disa prej pubikimeve madje risjellin perseri skenare frike per ekonomine greke dhe monedhen europiane. Ne vleresimet e tyre theksohet se Radikalet e Majte qe udheheqin ne sondazhe, mund te qeverisin vendin nese ne shkurt te 2015 paralementi grek do te deshtoje te zgjedhe presidentin e ri dhe Greqia do te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Top Channel