Peqin, 4 të arrestuar për vjedhje energjie, mes tyre edhe një polic

03/12/2014 00:00

Katër persona në qytetin e Peqinit kanë rënë në pranga me akuzën e vjedhjes së
energjisë elektrike, mes tyre edhe një punonjës policie.

Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan ben me dije se jane arrestuar shtetasit Fatos Malkja me detyre punonjes policie ne burgun e Peqinit, gjithashtu shtetasit Viktor Haxhiraj, Nexhat Dokja dhe Drita Kasemi.

Sipas policise personat e ndaluar kishin bere nderhyrje ne matesin e energjise elektrike. Po ashtu nga hetimet e kryera nga Sektori Kunder Krimit Ekonomik u zbuluar se 4 te ndaluarit ishin favorizuar ne fatura nga punonjesi i OSHEE-së, Kujtim Çela ndaj te cilit gjithashtu eshte marre masa e arrestit per vepren penale te shperdorimit te detyres.

Top Channel