Lezhë, nënstacioni elektrik përmbytet vazhdimisht

03/12/2014 00:00

Nënstacioni elektrik i Lezhës përmbytet vazhdimisht sa herë në këtë qark
ka reshje shiu. Herën e fundit, ujërat vërshuan në nënstacion dhe OSHEE e
fiku gjithë sistemin sepse rrezikonte shpërthimin i gjithë rrjeti, por
kjo krijon efektin e kundërt të shtimit të ujërave, për shkak se
hidrovorët mbeten pa energji dhe nuk punojnë.

Pas permbytjeve te dates 18 dhe 19 nentor ne nenstacion jane duke u marre disa masa. Tashme janë vendosur barrierat dhe thase me rere qe krijuan forcat e ushtrise qe bene largimin e ujrave nga nenstacioni, ndersa ka nisur edhe pastrimi i kolektorit prane nenstacionin per eliminimin e bllokimeve qe pengojne largimin e shpejte te ujërave.

Kjo mase per nenstacionin eshte provizore pasi perfundimtarja do te ishte ndryshimi i kuotes se tij nga OSHEE-ja.

Prej 22 vitesh nenstacioni ndodhet ne nje grope qe mbushet me uje dhe i gjithe sistemi eshte i rrezikuar. Sipas burimeve zyrtare nga drejtori i Bordit te Kullimit ne Lezhe planifikojne vendosjen e nje gjeneratori ne hidrovorin e Ishull Shengjinit, pasi mosfunksionimi i ketij hidrovori lidhet drejtperdrejt me permbytjen e nenstacionit, sepse  kolektori ku duhet te zbrazen ujërat eshte i lidhur me kete hidrovor.

Top Channel