Atletiko dënon ultrasit, përjetë jashtë stadiumit

03/12/2014 00:00

Atletiko e Madridit ka përjashtuar grupimin e tifozëve të vet ultras pas
vdekjes së një tifozi të Deportivos në përleshjet që shoqëruan takimin e
javës së kaloi në La Liga.

Vendimi është marrë pas rezultatit të hetimeve të policisë madrilene, ku fajësohej dhuna e tifozëve ultras të Atletikos për vdekjen e tifozit të Deportivos.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare në internet, Atletiko dënon ashpër dhunën ndaj cilës do palë dhe si kundërpërgjigje thotë se ka vendosur që të mos lejojë grupin e tifozëve të quajtur “Frente Atletico” më në stadium.

Ndërkohë, policia spanjolle thotë se është pranë zbardhjes së emrit të vrasësit, që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Top Channel