Antikorrupsioni, përparime modeste. Shqipëria ende e fundit në rajon

03/12/2014 00:00

 Korrupsioni në Shqipëri është ende në nivele të larta. Ekspertët e
“Transparency International” kanë vendosur si indikator të rëndësishëm
për matjen e korrupsionit disa elementë, siç është dominimi i rryshfetit
në sektorin publik, mungesa e ndëshkueshmërise për rastet e
korrupsionit si dhe përgjigja që u jepet nevojave publike nga
institucionet shteterore.

Shqiperia eshte vleresuar me 33 pikë duke zënë vendin e 110 mes 175 shteteve, duke permiresuar disa vende.  

Sipas ketij raporti, Shqiperia renditet ne te njejten rradhe me Ekuadorin, Etiopine dhe Malavine duke shenuar performancen me te dobet ne rajonin e Europes Juglindore.

Indeksi global nxjerr Maqedonine me mire se te gjithe pjesen tjeter te rajonit, duke e spostuar ne vendin e 64-ert.

Pas saj vjen Mali i Zi i 76-ti, Serbia e 78-ta dhe Bosnja në vendin e 80-të. Ne thelb, raporti i ketij viti tregon se korrupsioni eshte nje problem per te gjitha ekonomite. “Treguesi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014, deshmon se rritja ekonomike dëmtohet dhe përpjekjet për të ndaluar korrupsionin zbehen, kur udhëheqës dhe zyrtarë të lartë shpërdorojnë pushtetin për të përvetësuar fondet publike”, citohet të ketë thënë Jose Ugaz, kryesues i kësaj organizate.

Asnje shtet nuk ka arritur ne fakt te shenoje rezultatin perfekt te 100 pikeve.Në gjendjen më të mirë sivjet është, Danimarka e cila ka 92 pikë në një radhitje ku pikët zero shënojnë shkallën më të lartë të korrupsionit e regjistrojne Koreja e Veriut dhe Somalia. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit radhit vendet në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik. Numerimi nis nga pozicioni i fundit qe pershkruan shtetet me korrupsion te larte e deri tek 100-pikeshi i rezervuar vendeve te pastra.

Top Channel