ADN e Rikardit III ‘vë në dyshim’ fronin e Elizabeth

03/12/2014 00:00

Në 2012 u nxorrën eshtrat nga një parking makinash dhe dyshohej se ato i përkisnin Mbretit Rikardi III. Testet e ADN-së konfirmuan atë që dyshohej me herët nga historianët, por ndezën edhe një debat delikat sa i përket fronit të Mbretërisë së Bashkuar.

Grupi i studiuesve ka krahasur të dhënat e ADN-së së siguruar nga eshtrat e mbretit Rikard III me ato të disa prej pasardhësve të tij të njohur. Rezultati ishte tronditës. Diku në një periudhë të caktuar ka patur një tradhëti mbretërore.

“Në asnjë mënyrë nuk po themi që Madhëria e Saj nuk duhet të jetë në atë fron, por një atësi false ka ndodhur në pemën gjenealogjike dhe kjo mund të ketë një domethënie të madhe historike”, thotë Kevin Schurer, udhëheqës i studimit.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Nature Communication” ku profesor Schurer thotë se studimi nuk ka mundur të përcaktojë se në cilën periudhë kohore ka ndodhur kjo ‘tradhëti’.

Grupi dyshojnë se kjo ka lidhje me Eduardin II dhe djalin e tij Xhon i Gontit. “Me shumë gjasa djali i Xhon, Henri IV nuk kishte asnjë të drejtë për fronin, dhe për pasojë as Henri V dhe tërthorazi as Tudorët”, thotë Schurer.

Shkencëtarët thonë se janë 99.999 përqind të sigurtë se eshtrat i përkasin Rikardit III, i cili ka vdekur në moshën 32-vjeçare në betejën e Bosuorthit më 1485, dy vite pasi ishte ngjitur në fron në mënyrë gjakatare, ku thuhet se ka varur në Kullën e Londrës dy nipërit e tij.

Grupi i shkencëtarëve kanë studiuar eshtrat që prej 2012, periudhë kur u zbuluan nën një parking makinash në Leiçester. Ndryshe nga sa besohej deri më tani, që Richard ishte ‘çalaman’ dhe ‘gungaç’, rezultatet e studimit sugjerojnë se një ndër monarkët më të përfolur të historisë së Anglisë ka qenë me trup normal dhe me sytë blu.

Në fund, profesori udhëheqës i studimit deklaron se nuk dëshiron të rindezë ‘Luftën e Trëndafilave’ apo të sfidojë fronin e Mbretëreshës. “Dikush ndoshta ka dëshirë ta bëjë këtë, por unë jo”, thotë Schurer.

Top Channel