Ish-Këneta, nuk paguan energjinë. 602 milionë lekë borxhe

03/12/2014 00:00

Zona informale e ish-Kënetës është një nga zonat me numrin më të madh të debitorëve të energjisë elektrike në Durrës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë kryer 181 kontrolle në këtë zonë duke prerë 963 lidhje të energjisë.

Në ish-Kënetë numërohen 3800 debitorë të cilët i detyrohen OSHEE-së një shumë prej 602.7 milionë lekë, 575 milion prej te cilave llogaritet te jete borxhi i konsumatoreve familjare, ndersa pjesa e mbetur i takon subjekteve private ne zone.

Drejtues te operatorit ne Durres bejne te ditur se ndones gjate kesaj kohe jane arketuar 18 milionë leke nga banoret debitore, ritmi i arketimeve nuk eshte ai i deshiruari.

Vetem 62-akt marreveshje jane realizuar me debitoret per pagesen e afro 15 milionë lekeve te cilat per debitoret familjare do te shlyhen brenda 7 muajve ne vazhdim, ndersa 4 muaj eshte afati i shlyerjes per subjektet private.

Te ardhur nga rrethe te ndryshme te vendit, banoret e kesaj zone investuan vete ne infrastrukturen elektrike te zones, duke u kthyer dhe ne konsumatoret me te medhenj te energjise te cilen per shkak te kushteve ekonomike, por edhe te investimit fillestar privat shumica e tyre nuk e paguan.

Top Channel