“Lutesha që gjoksi të mos më rritej më”

03/12/2014 00:00

Është një nga femrat me më shumë besim te vetja në botën e spektaklit, por Kim Kardashian ka zbuluar se jo gjithmonë ka qenë e kënaqur me trupin e saj.

Në një intervistë për versionin britanik të revistës ‘Elle’, Kim tha: “Kur isha 13 vjeç isha shumë e pakënaqur me trupin tim. U formova shumë shpejt. Cdo natë qaja në tualet dhe lutesha që gjoksi të mos më rritej më. Jam rritur në një kohë kur trupi duhej të ishte si i Cindy Crawford: i hollë dhe i gjatë.”

“Kaloi shumë kohë para se të isha e lumtur me format e mia dhe të fitoja besim te vetja. Askush nuk m’i hidhte sytë. Unë jam një vajzë armene dhe kam forma. Vonë e kam kuptuar që njerëzve u pëlqenin format e mia. Kjo gjë më bën të ndihem mirë”, shtoi 34-vjeçarja.

Top Channel