Mësues të posaçëm për fëmijët me aftësi të kufizuara

03/12/2014 00:00

Në Shqipëri ende nuk ka te dhena te sakta mbi numrin e fëmijëve me
aftësi të kufizuara, të cilët hasin vështirësi fizike dhe sociale për të
përfituar nga shërbimet sociale. 

Ne shume kopshte e shkolla mungon infrastruktura dhe shpesh mesuesit jane te papergatitur per te ndihmuar ne riintegrimin e tyre te plote.

Per here te pare mesuesit edhe prinderit do te kene ne dore nje manual, i cili do t’i ndihmoje te punojne me femijet me aftesi ndryshe.

Zevendesministrja Nora Malaj tha se per here te pare ne sistemin arsimor do te futen mesuesit ndihmes, pikerisht per keta femije.

Top Channel