Filmi që shkatërroi lidhjen e Jake Gyllenhaal

03/12/2014 00:00

Përkushtimi ndaj rolit të boksierit në filmin e tij të fundit i ka kushtuar aktorit Jake Gyllenhaal lidhjen me Alyssa Miller.

Sipas regjisorit Antoine Fuqua, 33-vjeçari u stërvit dhe jetoi si një boksier i vërtetë për të qenë gati për xhirimet e ‘Southpaw’, por ky përkushtim bëri që të linte pas dore partneren e tij.

Fuqua deklaroi për ‘Deadline’: “Mendoj se u nda nga e dashura sepse rrinte gjithë ditën në palestër. Stërvitej si një boksier dhe ka bërë një sakrificë të madhe për këtë rol. Vetëm boksierët profesionistë e kuptojnë atë sakrificë.”

Ndërsa Gyllenhall tha për ‘Extra’: “U përkushtova 100% te ky film. Stërvitesha si një boksier i vërtetë, mësova lëvizjet dhe gjithçka që ka lidhje me një ndeshje boksi. U stërvita 5 muaj për 2 javë xhirimesh.”

Top Channel