“Hobi im është seksi”

03/12/2014 00:00

Thalia, një këngëtare meksikane e cila konsiderohet “Mbretëresha e pop-it latin”, ka zbuluar hobin e saj të preferuar dhe ai është SEKSI! Adriana Thalia Sodi Miranda e bëri këtë zbulim gjatë një interviste për promovimin e albumit të saj të ri me titull ‘Amore Mio’.

43-vjeçarja tha: “Hobi im është seksi. Fatmirësisht, ky është edhe hobi i bashkëshortit tim.”

Duke prezantuar albumin e ri, Thalia tha se këngët që gjenden në të duan të përçojnë mesazhin se njerëzit duhet të jenë të lumtur me veten.

“Në shoqërinë e sotme ka shumë presion: duhet të dukesh bukur, të thuash ato që duhet dhe të jesh i sjellshëm gjithmonë. Duke u përshtatur me këtë shoqëri, ne sakrifikojmë nga vetja”, tha këngëtarja e cila ka shitur rreth 40 milionë albume në të gjithë botën.

Top Channel