Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se nga Bashkimi Evropian ka marrë mesazhe të qarta sa i takon çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për televizionin publik serb, Nikoliç ka bërë të ditur se komisioneri i ri për Zgjerimin Johannes Hahn i ka thënë se, Serbia nuk do të jetë pjesë e BE-së pas zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kjo, sipas tij, nënkupton që meqenëse në Bashkimin Evropian shumica e vendeve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, atëherë do të duhej që edhe Serbia të pajtohej me këtë fakt.

“Më tha prerazi, nuk ju duam me probleme të pazgjidhura me Kosovën”, ka thënë Nikoliç, për të shtuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Gjatë intervistës, Nikoliç ka folur edhe në lidhje kërkesat e BE ndaj Serbisë sa i takon çështjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Komisioneri më ka thënë se, për momentin ju mund të vazhdoni kështu, pasi nuk jeni anëtarë të BE-së. Por në të ardhmen duhet t’u përmbaheni politikave të Bashkimit Evropian”, ka saktësuar Nikoliç.

Top Channel