10 futbollistët më të mirë mbi 33 vjeç

03/12/2014 00:00

Në Angli është hapur një debat mbi Steven Gerrard, kapitenin e Liverpulit i cili është në prag të skadimit të kontratës. Ka nga ata që mendojnë se kontrata e tij nuk duhet rinovuar pasi nuk është më një lojtar i ri, por ka edhe nga ata që mendojnë se mesfushori mund të japë ende shumë për skuadrën.

Duke marrë shkas nga ky debat, faqja britanike caughtoffside.com ka bërë një renditje me lojtarët mbi 33 vjeç të cilët janë ende në formë dhe shumë të rëndësishëm për ekipet ku luajnë.

Renditjen e kryeson Zlatan Ibrahimovic (PSG), i vetmi futbollist që ka shënuar në Champions League me 6 skuadra të ndryshme (Ajax, Juventus, Inter, Barcellona, Milan dhe Psg). Pas tij vijnë Andrea Pirlo (Juventus) dhe Xabi Alonso (Bayern Munchen).

Ja renditja e plotë:

10. Iker Casillas (33 vjeç, Real Madrid)
9. Antonio Di Natale (37 vjeç, Udinese)
8. Gianluigi Buffon (36 vjeç, Juventus)
7. Francesco Totti (38 vjeç, Roma)
6. Xavi (34 vjeç, Barcelona)
5. Steven Gerrard (34 vjeç, Liverpool)
4. John Terry (33 vjeç, Chelsea)
3. Xabi Alonso (33 vjeç, Bayern Munchen)
2. Andrea Pirlo (35 vjeç, Juventus)
1. Zlatan Ibrahimovic (33 vjeç, PSG)

Top Channel