Suedia, në zgjedhje më 22 mars. Lofven, kryeministër për 3 muaj

03/12/2014 00:00

Kryeministri suedez Stefan Lofven, i qendrës së majtë, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Suedi më 22 mars, pasi qeveria e tij e mbetur në minorancë humbi votimin e projektbuxhetit për vitin 2015, në më pak se 3 muaj pas ardhjes në pushtet.

Qeveria dështoi të kalonte buxhetin përmes votave në Parlament, kur një demokrat i ekstremit të djathtë në Suedi bashkoi votën e tij me opozitën. Demokratët dolën si ndërmjetës të pushtetit pas zgjedhjeve të shtatorit.

Partia në fjalë ka tashmë 49 vende në Parlament dhe, duke bashkuar votat e saj me opozitën e qendrës së djathtë gjatë së mërkurës, nuk miratoi buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm në një votim prej 182 votash kundër dhe 153 pro.

Në një konferencë emergjente për shtyp pas këtij votimi, Lofven u tha reporterëve se zgjedhjet e reja do t’u mundësojnë votuesve “të bëjnë një zgjedhje të re përballë këtij peizazhi politik”.

Demokratët e Suedisë u bënë partia e tretë më e madhe në vend, me 13 përqind të votave, por ka kërkuar anulimin e ligjeve të emigracionit nga liberalët e Suedisë, gjë të cilën zëdhënësi i partisë Mattias Karlsson e ka dënuar si “një politikë ekstreme emigracioni”.

Suedia u ka ofruar qëndrim të përhershëm ndaj të gjithë sirianëve të larguar nga konflikti dhe ka përqindjen më të lartë të aplikimeve të azilantëve për frymë, nga çdo vend tjetër i Bashkimit Europian.

Bordi i Emigracionit në Suedi tha se këtë vit rreth 2 mijë njerëz kanë aplikuar çdo javë. Shumica e tyre janë nga Siria, edhe pse ka pasur një rritje të atyre që vijnë nga Eritrea.

Socialdemokratët e Lofvenit tashmë janë një qeveri në minorancë me të Gjelbrit, por së bashku kanë vetëm 138 vende në Parlamentin prej 349 vendesh.

Top Channel