PD: Në komisariat edhe fëmija 5 vjeç

03/12/2014 00:00

Partia Demokratike denoncoi në komisariatin numër 3,  shoqërimin në
polici të një nëne dhe vajzes së saj 5-vjeçare, sepse nuk shlyenin dot
faturat e energjise.

Sipas opozites ky eshte nje akt skandaloz ne thyerje te konventave nderkombetare.
 
“Marrëzia, papërgjegjshmëria dhe pashpirtësia e kësaj Qeverie nuk ka fund. Tek ky komisariat, Komisariati nr 3 në Tiranë, është shoqëruar dhe mbajtur e izoluar kjo fëmijë 5 vjeç, çka duket nga fotot që vajza është mbajtur për një kohë të gjatë në qelinë e izolimit, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Deklaratën për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Deklaratën e Pekinit. Shoqërimi i fëmijës është bërë për shkak se nëna e saj nuk ka mundësi të paguajë energjinë elektrike”, thotë

Deputetja demokrate Albana Vokshi akuzoi Qeverine se ka lene ne meshire te fatit mbi 1500 familje te varfra  duke i hequr ato nga ndihma ekonomike. Ne minibashkine 11 Zonja Vokshi degjoi banore te zones qe kishin probleme ekstreme te mbijeteses.

Deputetja Vokshi tha se pushteti lokal nuk u jep dot zgjidhje, sepse Qeveria ia ka marre kompetencen e ndihmes sociale dhe po e perdor politikisht

Top Channel