Reagon Ministria: Nëna mori me dëshirë fëmijën

03/12/2014 00:00

Pas akuzave të Partise Demokratike se një femije së bashku me nënën e
saj janë shoqëruar ne Komisariat, ka reaguar Ministria e Brendshme.

Me ane te nje njoftimi per shtyp, ben te ditur se: “Në datë 30 nëntor, në ora 13:00, grupi i punës së OSHEE-së, ka konstatuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në rrugën “Jordan Misja” pasi në datë 25 nëntor i ishte ndërprerë lidhja me energji për shkak të debisë së krijuar nga mospagimi i faturave në shumën rreth 500 mijë lekë dhe e dyshuar për vjedhjen e energjisë është shoqëruar në Komisariat. Ajo me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë me vete fëmijën. Për këtë arsye në ambientet e Komisariatit nr. 3, iu krijua mundësia që të qëndrojë në një ambient të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje, dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve. Pas konsultimit me Prokuroren, shtetësja u la e lirë, ndërsa materialet proceduriale në ngarkim të saj i kaluan për veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, mbyllet reagimi i Ministrise se Brendshme.

Top Channel