Kultivuesit e duhanit në protestë, grumbulluesit kanë ulur çmimet

03/12/2014 00:00

Liçencimi i një komapnie të vetme për grumbullimin e duhanit në zonën e Dumresë ka krijuar probleme tek kultivuesit e kësaj kulture.

Fermerët thonë se firma greke “Mika Korca SH.a Tabacco”, vit pas viti ka ulur çmimin me të cilin blen duhanin dhe sipas tyre ky çmim tashme nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Me gjithë takimet e herë pas hershme që këta fermerë kanë zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe premtimet, duket se problemi nuk po merr një zgjidhje.

Ata kërkojnë dhënien fund të monopolit në grumbullimin e duhanit dhe krijimin e kushteve lehtësuese në lidhje me subvencionimin e karburantit apo të plehrave.

Rreth 80% e fermerëve të zonës së Dumresë jetojnë vetëm me kultivimin e duhanit. Kjo është edhe zona më e madhe e prodhimit të duhanit në vend dhe furnizuesja kryesore e tregut. Çdo vit këta fermerë prodhojnë më shumë se 2 mijë tonë duhan.

Top Channel