Hakerat iranianë kanë depërtuar në rrjetet kryesore botërore

04/12/2014 00:00

Në një raport të ri të kompanisë së sigurisë “Cylance” thuhet se, hakerat iranianë kanë arritur të depërtojnë dhe të vjedhin informacione nga qeveritë dhe kompani të ndryshme në mbarë botën që prej vitit 2012.

Hakerat kanë arritur të marrin informacione shumë të rëndësishme nga qeveritë dhe kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara, Britani, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Indi, Izrael, Meksikë, Pakistan, Katar, Arabia Saudite, Korenë e Jugut, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Qendra e grupit është në Teheran, ndërsa është ndihmuar edhe nga persona të tjerë në vende si Holanda, Kanadaja dhe Britania. Synimet e tyre kanë qenë rrjetet qeveritare, si edhe kopanitë e mëdha ushtarake, të naftës dhe të gazit, energjisë dhe shërbimeve, të transportit, linjat ajrore, aeroportet, spitalet, arsimi e të tjera”, thuhet në raport.

Përveç marrjes së informacioneve tejet të rëndësishme, studiues të “Cylance” shprehen se këto sulme tregojnë për një rritje të jashtëzakonshme të aftësisë kibernetike të iranianëve, çka e ka rritur ndjeshëm mundësinë e një sulmi global, i cili do të kishte pasoja jashtëzakonisht të mëdha.

Top Channel