Athina zyrtare ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj një incidenti që
sipas palës greke është krijuar në samitin e fundit të NATO-s në Bruksel
nga ana e vetë organizatorëve që kanë qenë SHBA.

Ne nje note proteste te Ministrise se Jashtme greke, me tone te ashpra theksohet se SHBA nuk kane respektuar rregullat dhe praktikën e OKB-së, persa i perket menyres se emertimit te vendeve pjesëmarrëse.

Ndersa ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, merrte pjese me emrin e saj te perkohshem, ne deklaraten e perbashket  të vendeve që përbëjnë koalicionin kunder xhihadisteve, ajo nenshkruan me te ashtuquajturin emrin kushtetues- thotë deklarata e Ministrisë së Jashtme greke qe e cileson kete akt si nje sfide ndaj perpjekjeve per te gjetur nje gjuhe te perbashket me Shkupin ne ceshtjen e emrit qe qendron ende e pazgjidhur.

“Është shumë e rëndësishme që Greqia të pozicionohet, si  nje vend i vjeter anëtar i NATO-s , jo thjesht për të ruajtur kredibilitetin e vet në arenën ndërkombëtare, por dhe per te perforcuar pozitën e saj mbi çështjet qe i interesojne, çështjet kombëtare, ato që lidhen me Qipron, me marrëdhëniet greko-turke, Detin Egje, Mesdheun Lindor”, u shpreh Evangelos Venizelos, zëvendeskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Shefi i diplomacise greke dhe njekohesisht zëvendëskryeministri Evangjelos Venizelos nuk ka marre pjese te merkuren ne takim dhe disa ore me pas i ka derguar noten e protestes homologut te tij amerikan John Kerry-t,ne te cilen përshkruhet skena provokative qe sipas pales greke kane kryer SHBA dhe shpjegohet pse ai vete eshte larguar duke lene ne samit, ambasadorin e perhershem te Greqise ne NATO.

Divergjencat midis Athines dhe Shkupit per ceshtjen e emrit qe kane hyre tashme ne dekaden e trete, jane acaruar sidomos pas samitit te Aleances Euroatlantike ne Bukuresht ne vitin 2008, kur Greqia ka bllokuar kandidaturen e ish-Republikes Jugosllave te Maqedonisë për të hyrë në NATO dhe për të progresuar drejt Bashkimit Europian,duke mos ju bindur madje edhe presionit te presidentit te atehershem amerikan Xhorxh Bush.

Top Channel