Monumenti i demokracisë në Kavajë. Prezantohen 9 projekt-idetë

04/12/2014 00:00

Në qytetin e Kavajës u prezantuan për publikun 9 projekt-idetë për realizimin e monumentit të ri të demokracisë.

Monumenti do të vendoset në sheshin e ri të qytetit, aty ku dikur ngrihej Obelisku, prishja e të cilit nga INUK nxiti protestat e demokratëve.

Duke u ndalur te mungesa e përfaqësuesve të PD-së, të ftuar në këtë prezantim, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi akuzoi kryetarin e opozitës si të interesuar për zhvillim protestash dhe jo për Obeliskun simbol.

Idete e hedhura do te shqyrtohen nga nje juri e cila kerkoi kohe per te dhene vleresimin.

Top Channel