ISIS zgjeron ndikimin, tani edhe në Libi

04/12/2014 00:00

Shteti islamik po zgjeron hartën e territoreve nën ndikimin e tij e
sipas pohimeve të zyrtarëve amerikane, është duke ngritur kampe
stërvitore edhe në Libi.

Kaosi qe ka perfshire shtetin afrikano-verior pas permbysjes se diktatorit Muamar Gadafi krijon per ISIS-in premisa me se te pershtatshme per te stervitur luftetaret e tij ne kete vend. Me qindra te tille, sipas gjeneralit David Rodriguez, komandant i Forcave Amerikane ne Afrike, po i nenshtrohen aktualisht trajnimit ne kampet e ngritura ne lindje te Libise.

Kampet jane ende ne faze fillestare, por Shtetet e Bashkuara nga sa pohon Rodriguez, jane duke i ndjekur me shume kujdes per te pare deri ne ç`pike mund te zhvillohen.

“Pergjithesisht, behet fjale per njerez te perfshire ne stervitje e logjistike. per momentin, kampet stervitore jane shume te vogla e ne fazat e para te ngritjes. ne do te presim te shohim se deri ku do te shkojne”, tha Rodriguez.

Libia eshte perfshire prej trazirash te medha qe ne 2011-ten. Grupe fisnore, forca paraushtaraje e fraksione politike luftojne prej tre vjetesh mes tyre per pushtet. Dominimin ne lindje te vendit e kerkojne disa organizata islamike konkurente dhe nje pjese e militanteve se fundi kane shpallur aleance me ISIS-in.

Ekziston bindja se pas revolucionit qe rrezoi nga pushteti Gadafin, shume rebele shkuan te luftojne me grupet militante ne Siri dhe nje pjese e tyre besohet te jene kthyer mbrapsht. Ne mesin e krizes politike qe ka pllakosur vendin, Qeveria e zgjedhur libjane ka humbur krejtesisht kontrollin e tre qyteteve kryesore, perfshire Benghazin i cili eshte ne duart e luftetareve islamike.

Top Channel