Gjermania, projekt për emigrantët

04/12/2014 00:00

Qeveria gjermane po kërkon të zbatojë sa më shpejt reformat për të
huajt. Fjala është për trajtimin e emigrantëve, të cilët qëndrojnë në
këtë vend pa leje zyrtare.

Të merkuren, Ministria e Brendshme i paraqiti kabinetit një projektligj qe synon garantimin e te drejtes se qendrimit per te ashtuquajturat raste te “integrimit të vazhdueshëm”.

Projektligji, siç u bë e ditur nga qarqe të Ministrisë, do të ketë edhe një sërë kushtesh që lidhen me dhënien e lejes së qendrimit: personat duhet të jenë prej tetë vitesh në Gjermani, të mund ta përballojnë vetë jetesën dhe të flasin mjaftueshëm mirë gjermanisht.

Për prindërit mjafton të kenë kaluar gjashtë vjet në Gjermani. Ndër kushtet bën pjesë edhe pranimi i sistemit politik të Republikës Federale dhe respektimi i ligjeve. Edhe ardhja në Gjermani e familjarëve të refugjatëve, që plotësojnë këto kushte sipas dojce veles, mund të lehtësohet. Ligji për shumë të huaj pa leje qendrimi përbën megjithatë një ashpërsim të ndjeshëm të situatës së tyre, sidomos kur nuk kane pasur qendrim bashkëpunues apo kanë shkelur ligjet.

Shumë prej emigranteve e kundërshtojë dëbimin nga vendi duke fshehur identitetin e tyre. Në këto raste autoritetet kanë të drejtë të kontrollojnë llogaritë e postës elektronike, telefonët celulare apo të dhënat në kompjuter me qellimin te zbulohet identiteti i vertete i refugjatit. Për te huajt qe e kane nderkohe te drejten e qendrimit do të bëhet më i lehtë dëbimi nëse ndaj tyre është dhënë një masë dënimi me heqje lirie ose kur klasifikohen si rrezik shtetëror.

Top Channel