Prokuroria: Burgim të përjetshëm për vrasësin e katërfishtë

04/12/2014 00:00

Thuajse një vit pas vrasjes tronditëse në fshatin Gjonomadh në Korçë, ku
një person vrau dy çifte bashkëshortësh, procesi gjyqësor për dënimin e
autorit është drejt përfundimit.

Organi i akuzës ka dhënë pretencën për Bashkim Latollarin duke kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 personave, si dhe 15 vite për mbajtjen e arrmëve pa leje në mjedise publike.

Teksa ka parashtruar edhe njëherë rrjedhën e ngjarjes që kishte në thelb prishjen e një lidhje dashurie akuza ka theksuar se në 7 janar të këtij viti Bashkim Latollari ka vrarë në banesë Belimon Meçollarin dhe bashkëshorten e tij Danjela Mecollari, me të cilën kishte një lidhje dashurie e më tej ka vrarë edhe çiftin e bashkëshortëve Rexhep e Valentina Metellari.

Pasi nisi procesi gjyqësor për autorin e këtij krimi tronditës, Gjykata refuzoi zhvillimin e një procesi gjyqësor të shkurtuar ndaj tij ndërsa prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të jepet dënimi maksimal me burg përjetë.

Top Channel