“Neuer e meriton Topin e Artë, por nuk do e fitojë”

04/12/2014 00:00

Legjenda e Italisë, Dino Zoff, mendon se Manuel Neuer e meriton Topin e Artë FIFA, por është i bindur se nuk do e fitojë këtë çmim para Cristianos apo Messit.

Ish-portieri e kupton shumë mirë pozitën e portierit të Gjermanisë pasi ka qenë vetë në të njëjtën pozitë në vitin 1973, kur doli i dyti pas holandezit Johan Cruyff.

“Neuer është shumë i mirë dhe e meriton Topin e Artë, por do e ketë të vështirë. Nuk besoj se do e fitojë përballë Messit dhe Ronaldos. Më ka ndodhur edhe mua: në vitin 1973 isha i nominuar, por edhe Cruyff ishte i nominuar dhe sigurisht që e fitoi ai”, deklaroi ish-lojtari i Juventusit.

Top Channel