Neuer fitues i Topit të Artë? Trajneri shpërthen në të qeshura

04/12/2014 00:00

Rolland Courbis, trajneri i skuadrës franceze Montpellier, ka qeshur me të madhe kur në një konferencë shtypi është pyetur për mundësinë që Manuel Neuer të fitojë Topin e Artë FIFA.

Ai tha se askush nuk do të thotë pas 30 vitesh se portieri gjerman ka qenë futbollist më i mirë se Messi dhe Ronaldo, dy kandidatët e tjerë për çmimin.

“Kur t’ju pyesin nipërit pas 30 vitesh nëse Neuer ka qenë më i mirë se Ronaldo apo Messi, nuk besoj se do i përgjigjeni me PO. Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të kaluar, Neuer pësoi 4 gola ndaj Real Madrid”, tha trajneri francez duke iu referuar gjysmëfinales së kthimit Bayern Munchen-Real Madrid.

Courbis shtoi: “Rolet në futboll janë shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Të jesh portier është komplet ndryshe nga çdo rol tjetër. Nuk bëhen dot krahasime të tilla.”

Top Channel