Pranga drejtorit të OSHEE-së në Tropojë. Dorëhiqet kreu në Kukës

04/12/2014 00:00

Pak ditë pas akuzimit nga ana e Partise Demokratike se kreu i ri i
Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishte një person që
kishte pa paguar 1.6 milionë lekë për energjinë, i akuzuari është
shkarkuar e me pas është arrestuar këtë të enjte nga policia.

Rustem Gjonaj kishte pak kohe qe kishte marre drejtimin e njesise se OSHEE-së në Tropojë dhe drejtonte punen per mbledhjen e borxheve, por rezultoi se ishte edhe vete debitor ne shuma te medha.

Nderkohe mesohet se ka dhene doreheqjen nga detyra drejtori i OSHEE-së qarkun e Kukesit, qe perfshin edhe Tropojen. Doreheqja e tij thuhet se ka ardhur pas debateve me drejtorin e ri te kompanise. Qarku i Kukesit ka numër shume te larte debitoresh dhe ne dy javet e fundit ishte arritur te mblidheshin 20 milione leke.

Top Channel