Gjyqi ndaj ‘bandës së tritolit’, tre të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar

04/12/2014 00:00

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve si pjesëtarë të të quajturës ‘banda e
tritolit’ kanë kërkuar gjykim të shkurtuar prej tre prej të pandehurve.

seancën gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, avokatët kërkuan gjykim të shkurtuar për të pandehurit Ilir Karcini, Albion Meçaj dhe Andon Mëhillaj. Këta tre të akuzuar kanë pranuar aktet, por jo akuzat.

Aktualisht pritet vendimi i trupit gjykues për këtë kërkesë. Këtë rrugë nuk e kanë ndjekur të pandehurit e tjerë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.

Top Channel