Nëna kanibale tenton të hajë fëmijën e porsalindur

04/12/2014 00:00

Një nënë kineze ka tentuar të hajë fëmijën e saj të porsalindur, por është ndaluar nga një infermiere në momentin që i kishte ngulur dhëmbët te krahu i bebes.

Është dashur edhe ndërhyrja e disa mjekëve të spitalit të Shenzhenit që 24-vjeçarja të lëshonte më në fund vogëlushin. Mjekët përdorën një instrument në mënyrë që t’i hapnin gojën nënës kanibale dhe të lironin fëmijën që kishte vetëm tre ditë që kishte lindur.

Një zëdhënës i spitalit tha: “Ishte vërtet shokuese, krahu i bebes është dëmtuar shumë dhe ka pasur shumë hemorragji. Tashmë, fëmija është dërguar në një vend të sigurtë.”

Sipas policisë, 24-vjeçarja, për shkak të sjelljeve të çuditshme të kohëve të fundit, ishte nxjerrë nga shtëpia nga vjehrra e saj, e cila nuk kishte njoftuar askënd se gruaja ishte shtatzënë dhe mund të kishte nevojë për ndihmë.

Pasi mbijetoi disa javë rrugëve, gruaja u gjet duke lindur dhe u dërgua në spital nga kalimtarë të rastit.

Top Channel