Gjyqi për vjedhjen e bankës, grupi i parë me gjykim të shkurtuar

04/12/2014 00:00

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar e 10
ish-nëpunësve të Departamentit të Emisionit, nën akuzë për shpërdorim
detyre, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shkaktuar vjedhjen e
713 milionë lekëve.

Mes tyre, që nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar, qe per rrjedhim do te perfitojne nje te treten e uljes se denimit nga aplikimi i gjykimit te shkurtuar, jane qe nga ish- drejtori i Departamentit te Emisionit Dorian Çollaku, ish-shefi i Arkes per Veprim, Bashkim Xhilaga deri tek specialiste te te dyja sektoreve se bashku me operatorin vezhgues Dhimiter Davidin.

E ndersa pritet qe ne daten 11 dhjetor, Gjykata e Tiranës do të dëgjojë fjalën e fundit të grupit te hetimit, që do të shpallë fjalën e vet se sa burgim do të kërkojë për 10 të pandehurit e Bankës së Shqipërisë, Prokuroria e Tiranës thotë se brenda këtij muaji do të dërgojë si të pandehur edhe tre persona të tjerë të kësaj dosje. Ata janë Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtjaj.

Pese te pandehurit e tjere te dosjes sipas vendimit te Gjykates, që do t’i nenshtrohen gjykimit te zakonshem janë ish-inspektorja e Përgjithshme, Elivar Golemi, Petrit Ramohitaj, Mehdi Mollaj, Ilir Dedja dhe Emiliano Lamçe.

Mes veprimeve qe Prokuroria pret te kryeje eshte edhe pyetja e ish-guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili do te jete ne organin e akuzes kete te premte.

Prokuroria e Tiranës thotë se i ka dhënë përgjigje enigmës më të madhe të kësaj cështjeje, se ku kanë shkuar 713 milionë lekët e vjedhura në Bankën e Shqipërisë. Në bazë të provave të administruara, burime të Prokurorisë thonë se kjo shumë e konsiderueshme është shpenzuar në Shqipëri dhe përkatësisht nga lojërat e fatit nga i pandehuri Ardian Bitraj.

Ndërkohë është veçuar çështja për ish-guvernatorin Fullani.

Top Channel