‘Spectre’, filmi i ri i James Bond

04/12/2014 00:00

Filmi i ri i James Bond me titull ‘Spectre’ është prezantuar paraditen e së enjtes në studiot e Pinewood nga regjisori Sam Mendes, i cili ka drejtuar edhe ‘Skyfall’, anëtarë të kastit të të cilit do të jenë edhe në filmin e 24-t të agjentit 007.

Gjithashtu, në kastin e aktorëve do të ketë edhe shumë fytyra të reja.

Ja gjithçka që dihet mbi filmin që do të ketë protagonist kryesor sërish aktorin Daniel Craig:

– Do të quhet Spectre

– Xhirimet do të realizohen në 5 shtete (Londër, Romë, Mexico City, Tangier dhe Solden)

– Skenaristët do të jenë po ata të ‘Skyfall’

– Kolona zanore do të kompozohet sërish nga Thomas Newman

– Makina e James Bond-it do të jetë një Aston Martin DB10

– Do të shfaqet për herë të parë vitin e ardhshëm
– Ralph Fiennes do të zëvendësojë Judy Dench në rolin e M
– David Bautista i bashkohet kastit

– Monica Bellucci dhe Lea Seydoux do të jenë vajzat e reja Bond

Top Channel