Tony Blair “fshehurazi” në Tiranë. Ish- kryeministri, konsultë me Qeverinë

04/12/2014 00:00

Ish-kryeministri britanik Toni Blair, për të dytën herë pas ardhjes së
koalicionit të majtë në pushtet, ka mbërritur në Tiranë, mëngjesin e të
enjtes.

Ndryshe nga vizita e parë më 10 mars 2013, kur ai së bashku me kryeministrin Edi Rama dolën në një konferencë për shtyp kjo e sotmja është mbajtur larg vëmendjes së medias.

Thuhet se mund të ketë qenë vetë Blair, ai i cili nuk ka dashur mediatizimin e kësaj vizite të dytë në Shqipëri, gje e cila deri këto momente ka detyruar zyrën e shtypit në kryeministri të mos japë asnjë detaj rreth saj.

Por i vetmi që ka hedhur pak drite mbi detajet te vizites ka qene zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, i cili në Facebook ka publikuar një foto me Blair. Si diçiturë të fotos, numri dy i Qeverisë shqiptare ka zgjedhur këto fjalë: “Një bashkëbisedim interesant dhe i dobishem i Kabinetit me Tony Blair. Shqiperia e gjeneratës së re përmes reformave të Qeverisë”.

Kjo vizitë e dytë e Tony Blair në Shqipëri nuk do t’i shpëtojë vëmendjes së medias britanike, kryesisht asaj konservatore lidhur me pagesen qe aim err per kete konsulence.

Mediat e vendit ishullor kanë ngritur pyetjen se sa dhe kush e paguan faturën e konsultimeve që Blair i jep Qeverisë së Tiranës pavarsisht se në vizitën e parë Edi Rama do të deklaronte se “Blair është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht”.

Top Channel