Knut, “negociata” për të futur PD-në në Kuvend. Raporteri: Do të bisedoj edhe me PS-në

04/12/2014 00:00

Bojkoti i opozitës dhe rreziku për humbjen e mandateve të deputetëve të
saj në Kuvend ishte në thelb të diskutimeve që zhvilloi në Bruksel
Majlinda Bregu, në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar të
Integrimit.

Majlinda Bregu: “Unë kam ardhur me kolegun Fatmir Mediu për Mëngjesin e Lutjeve që organizohet çdo vit dhe për të kryer dhe një sërë takimesh në Komision e Parlament, në të cilin mendoj se takimi me raporterin duhet të ishte i domosdoshëm”.

Knut Fleckenstein, raportues per Shqiperine ne PE: “Dy gjëra, së pari mbështetja e Komisionit dhe Parlamentit këtu për të mbështetur vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, në rrugën drejt BE-së. Së dyti, për rëndësinë e dialgut politik dhe faktin se parlamenti, e jo jashtë tij, është vendi për të bërë beteja politike, por kushtet e punës për opozitën duhet të jenë të ndershme. Veçantitë për këtë çështje mendoj se nuk duhet t’i diskutojmë përmes medias, por unë do të kem një bisedë edhe me Partinë Socialiste mbi këtë.Ka disa ide se si mund të ecin gjërat nga ana e Partisë Demokratike, të cilave do t’i hedh një sy për të biseduar me Partinë socialiste nëse mund të arrijmë diçka. Unë nuk kam pse të kontaktoj çdo anëtar kuvendi, që mund të ketë ndoshta mendim të ndryshëm brenda partisë për këtë. Unë duhet të shoh atë që Partia Demokratike më thotë si institucion dhe më duhet të merrem me të, çfarë do ta bëj.

Majlinda Bregu: Në rast se nuk respektohet roli i opozitës në parlament e në rast se nuk kalojmë të një proces ku të gjitha palët të kenë përgjegjësinë, por duke respektuar pozicionin e tyre, atëherë situata nuk është ajo të cilën, as presin partnerët ndërkombëtarë nga ne, po as besoj se do të ishte në të mirë të Shqipërisë.
Nuk besoj se kjo lloj periudhe në të cilën ka njëfarë presioni më të shtuar për faktin se kur mandatet mund të digjen,do të kthehet opozita në parlament apo jo, është një çështje e cila mund të diskutohet dhe të bëhet objekt i deklaratës mediatike, pa pasur një diskutim të hollësishëm dhe njê diskutim të mirë brenda grupit parlamentar të PD. Ju tashmë qëndrimet i dini, janë bërë publike dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar.

Përveç raportuesit për Shqipërinë, Bregu u takua dhe me ndjekësraportuesin për PPE-në, Eduard Kukan, si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Zgjerimit dhe të kabinetit të Komisionerit Hahn. Në të gjitha takimet, Bregu paraqiti një letër me 5 kërkesat e opozitës.

“Kërkojmë dhe e kemi përsëritur prej kohësh mesazhin për repsektimin e vendimevetë gjykatës kushtetuese, të kushtetutës dhe kuadrit ligjor të vendit, per dekriminalizimin e parlamentit, që do të thotë që në këtë parlament të mos ndajnë mê mandatet ata të cilet hyjnë në politikë pse duan të ndryshojnë dhe ata që hyjnë në politik se duan të përfitojnë. Pra, të gjitha këto janë kërkesa të artikuluara prej kohesh nga PD dhe sigurisht që qendrojne akoma”, tha Bregu.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel