Aksident në Rrugën e Kombit, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

04/12/2014 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur tw enjten pasdite në rrugën e Kombit.
Një makinë tip “Fiat” ngjyrë blu ka aksidentuar 3 persona kalimtarë të
rastit, ku një vajzë e re dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa një
burrë është plagosur dhe është dërguar në spital me dëmtime më të lehta.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Reps të Mirditës dhe 3 personat kanë qenë pjesëtarë të së njëjtës familje.  Viktima e parë ka qenë Gjyste Tusha dhe është 18 vjeçe, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Tiranës Marte Tusha.

I aksidentuari tjetër, Pashk Gjoka është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje jo kritike për jetën.

Sipas policisë, pas aksidentit, drejtuesi i makinës nuk ka ndaluar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke i lënë të aksidentuarit në tokë. Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka arrestuar shtetasin Mersin Allaraj.

Top Channel