IFFHS: Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i 2013-s

04/12/2014 00:00

Cristiano Ronaldo është vlerësuar edhe me çmimin si golashënuesi më i mirë i vitit 2013.

Këtë herë, vlerësuesi është Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), i cili jep këtë trofe për lojtarin që shënon më shumë gola në të gjitha kompeticionet kontinentale, qoftë me skuadrat ku aktivizohen, ashtu dhe me kombëtaret respektive.

Sulmuesi i Real Madridit dhe i Portugalisë e ka fituar këtë trofe të radhës falë 25 golave të shënuar gjatë vitit të kaluar; 15 me “Los Blancos”-it dhe 10 me kombëtaren. Me këtë titull, portugezi duket se po bën një tjetër hap drejt “Topit të Artë” të 2014-s, i cili do të jepet në ditët e para të janarit 2015.

Ndërkohë, klubi madrilen e ka uruar portugezin nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, ku shkruan: Cristiano vazhdon të grumbullojë trofe. Këtë herë ka marrë çmimin “Golashënuesi më i mirë i Botës për vitin 2013”, të akorduar nga IFFHS. Legjendë!

Top Channel