Topi: Urgjente reforma në drejtësi dhe KQZ

04/12/2014 00:00

Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, kryetari i
Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi lëshoi kritika si për mazhorancën
ashtu edhe për pjesën tjetër të opozitës.

Sipas kreut të FRD-së ky parlament, kjo mazhorancë dhe kjo qeveri nuk mund të bëjnë më reforma, ndërkohë që ajo në drejtësi dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas tij, janë urgjente pasi zgjedhjet po afrojnë.

“Është urgjente reforma në drejtësi dhe reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi zgjedhjet po afrojnë dhe KQZ aktuale nuk mund të legjitimojë zgjedhje”, tha Topi.

Topi nuk kurseu kritikat edhe për opozitën që përfaqësohet në Kuvend, e cila sipas tij tradhëtoi elektoratin e saj me bojkotin.

Top Channel