Lufta kundër piraterisë, SHBA: Të miratohet ligji për pronësinë intelektuale

04/12/2014 00:00

Bizneset thonë se mungesa e mbikqyrjes së tregut po i shkakton çdo vit me miliona euro humbje si pasojë e piraterisë.

“Agjencia që ka përgjegjësinë për zbatimin e të drejtës së pronësisë intelektualekëtu në Shqipëri, na thotë se nuk ka asnjë autoritet ligjor të mbedhë gjobat dhe penalizojë operatorët kabllorë lokalë që vjedhin programe dixhitale. Ligji që i jep autoriteteve përkatëse dhe zyrave të të drejtave të autorit fuqinë ekzekutive për të mbledhur gjoba është në draft prej shumë vitesh dhe sërish do të inkurajonim që ky ligj të kalonte në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian sic tha dhe zoti Rumbold”, deklaroi Henry Jardine, Zv.Ambasador i SHBA në Tiranë

“Një inspektoriat i kontrollit të tregut duhet të ngrihet. Lidhur me drejtoritë që mbajnë përgjegjësi për inspektimin e tregut, nevojitet një ndarje më e qartë e roleve, përmirësim i bashkëpunimit ndër-institucional ndërsa më shumë duhet bërë në drejtim të rritjes së kapaciteteve të prokurorëve dhe gjykatësve për rastet e shkeljes së të drejtave të autorit”, tha Clive Rumbold, Shef i Seksionit Ekonomik i Delegacioni të BE.

Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik thotë se inspektoriati për kontrollin e tregut pritet të nisë punën në muajin janar ndërsa ligji për pronësinë intelektuale është ende në hapat e fundit.  

Top Channel