Ligjit për sigurimet, Braçe: Pronarët po detyrojnë punonjësit të lënë nga paga e tyre detyrimin

04/12/2014 00:00

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë kërkoi vëmendjen e Ministrisë së Financave dhe organeve tatimore për një fenomen të ri, që po shfaqet me shtrëngimin ligjor për sigurimin e punonjësve në sektorin privat.

Pronarët po detyrojnë punonjësit të lënë nga paga e tyre detyrimin financiar, që pronari duhet të paguajë për ta në shtet, deklaroi Erion Braçe.

“Të gjithë ata që bërtasin prej 2-4 ditësh për burgun, duhen të kenë parasysh pikërisht këtë fakt: Që të mbash punëtorë në të zezë, apo që t’i legalizosh ata dhe pjesën që paguan për ta t’ua kërkosh mbrapsht të njëjtit punëtor, natyrisht që është mashtrim, është e paligjshme dhe për të duhet të përgjigjesh ligjërisht në fund”, u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.

Top Channel