“Spectre”, 50-vjeçarja Bellucci, vajza më e vjetër Bond

04/12/2014 00:00

“Bond mania” është rikthyer sërish, teksa këtë të enjte është njoftuar edhe aventura e re e spiunit mahnitës.

E teksa fansat e serialit ikonik janë pushtuar nga gëzimi për të riparë agjentin 007, Daniel Craig, shumë syre përfunduan edhe te vajza e fundit, e cila pritet të lërë agjentin sekret të tronditur dhe të trazuar.

Në setin fotografik zyrtar të “Spectre”, të mbajtur në studiot “Pinewood” në Buckinghamshire, ishte një person në veçanti që rrëmbeu fokusin e të gjithëve: vajza “e re” Bond, Monica Bellucci.

“Sirena” italiane la një impresion të jashtëzakonshëm me një fustan kuqezi deri te gjunjtë, por hyri gjithashtu në histori edhe për një rekord: 50-vjeçarja është bërë zyrtarisht vajza më “e vjetër” Bond, që shfaq hiret e saj në ekranin e serive kinematografike.

Ajo mori këtë post nga Honor Blackman, e cila ishte 39 vjeçe kur luajti rolin ikonik të Pussy Galore, në filmin “Goldfinger” të 1964-s.

Roli i ri është veçanërisht prekës për aktoren. Brunja me flokë të derdhur – e cila do të luajë rolin e Lucia Sciarra, tha: James Bond është njeriu ideal i fantazive tona. Ai është mbrojtës, i rrezikshëm, misterioz dhe tepër seksi, madje edhe një aristokrat anglez.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel